TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i SPAK tha se vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën për detyrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficereve të policisë gjyqësore.
Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK?
Dumani: Është në vlerësimin e prokurorëve.
Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.
Dumani: I takon shqyrtimit të çështjes në themel.
Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?
Dumani: Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen.