AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 22:52

“Çdo propozim që del nga goja e Ballës, në dëm të opozitës dhe demokracisë”, Shehaj debaton me Abilekajn për depolitizimin e komisoneve zgjedhore

“Çdo propozim që del nga goja e Ballës, në dëm

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka debatuar me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, lidhur me faktin që ai refuzon pjesëmarrjen në komisionin e reformës zgjedhore, pasi e quan farsë. 

Pjesë nga biseda

Abilekaj: Nëse ju keni bërë disa propozime, keni rastin për t’i hedhur dhe në sytë e publikut të shohim se çfarë do të bëjnë partitë e mëdha. Kemi përshembull depolitizimin e komisioneve zgjedhore që ju ndihmon ju.

Shehaj: Është e kundërta. Çdo propozim që del nga goja e Ballës dhe e mbështet mazhoranca, është në dëm të opozitës dhe demokracisë.
Depolitizimi themi është në favor, kjo nuk është aspak e vërtetë. As për partitë e reja. E di pse numërojnë votat PS dhe PD? Nuk kemi ne administratë të lirë.
Jetojmë në Shqipëri, këtu mësuesit zgjidhen politikisht. Zgjidhja më e mirë është pikërisht kjo, sepse ne preferojmë që votat t’i numërojnë PS dhe PD bashkë, sesa vetëm PS. Kush janë këta të depolitizuar? Kush do t’i zgjedhë ata?

Abilekaj: Ata hidhen me short. Përvoja e Greqisë…

Shehaj: Flasim për një vend ku gjithçka është e kapur. Kush do t’i zgjedhë këta? Nëse Taulant Balla do depolitizimin, është sepse do ta fusë në xhep.
Nuk kishte gjë më të drejtë se vota e emigrantëve, PS fitoi në Greqi me 80% të votave. Ne nuk biem viktima të kësaj loje.