TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela replikoi me kryetarin e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për kundërshtimin e përsëritur për të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Tela kujtoi bojkotimin e PD-së për Reformën Territoriale 11 vite më parë, që e cilësoi gafë politike, por Shehaj sërish kundërshtoi, duke thënë se reforma në këtë rast, është lojë politike.
Pjesë nga biseda
Tela: Sot është një gjë shumë e rëndësishme, Komisioni për Reformën Zgjedhore.
Shehaj: Tani këta e kanë planin dhe ne nuk biem viktimë e tij.
Tela: Është edhe Komisioni i Reformës Territoriale. PD-ja e bëri një herë gafën që nuk hyri në komision dhe vuan pasojat e saj në vitin 2014. Ju jeni për një reformë territoriale duhet bërë se janë të lidhur me njëri-tjetrin?
Shehaj: Ju kujtoni se shqiptarët ngrihen në mëngjes dhe thonë: sa problem kjo reforma territoriale? Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale është një lojë politike, që u intereson vetëm politikanëve dhe partive politike. Unë mendoj se Partia ‘Mundësia’ nuk duhet të merret fare me këtë. E para nuk është e rëndësishme, e dyta nuk kemi gjë në dorë dhe e treta ata e kanë një plan. Ditën që krijojnë një komision për reformën zgjedhore dhe territoriale, e kanë një plan. Ia falim atë vend që na la PD në komision.