TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, deklaroi se në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se sezoni turistik i kaluar ishte më i dobët se në vitin 2024. Ai tha se Shqipëria nuk do të ketë turizëm elitar as për një dekadë, sepse në vend mungojnë firmat ndërkombëtare.
“Turizmi sivjet ishte më i dobët se vjet. Një fermer në Podgorie më tha dje se kishte 5 ton qepë që nuk i shiste sot, se nuk gjen treg. Patatet po ashtu. Këtu ka ingranazhe monopol, që e çojnë çmimim 400 për qind. Rritja e strukturës turistike është e nevojshme, sepse Shqipëria ka vetëm 3-4 struktura të mesme. Këta qeveritarët që thonë se do të marrim turistin elitar, e dinë se duhet edhe një dekadë. Këtu s’ka port për jahte, siç kemi parë bie fjala në Mal të Zi. Është vetëm njëri në Orikum që ankorohen disa të vegjël.
Problemi tjetër është ai turisti që vjen ku do të blejë? Këtu nuk ka asnjë brand ndërkombëtar, veç dy që janë në Durrës dhe Himarë. Të huajt e pëlqejnë Shqipërinë, por pas 24 orëve nuk kanë çfarë të bëjnë. Jashtë, si p.sh. në Francë ka dyqane, apo restorante shumë të mira. Turisti që na vjen është i nivelit të mesëm. Kam parë gaxebo që paguhen 5 mijë euro dita, në Ksamil. Ai ka të drejtë që thotë se ma paguajnë se ka që e paguajnë, por Shqipëria nuk ka këtë nivel”- tha Fevziu.