AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 22:51

Drejtësia/ Shehaj: SPAK ka arritur rezultate të paimagjinueshme! Gjykatat mbeten të kalbura...

Drejtësia/ Shehaj: SPAK ka arritur rezultate të paimagjinueshme!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për reformën në drejtësi, duke quajtur sukses SPAK-un, por pati kritka për pjesën tjetër të sistemit. 

"Nuk ka diskutim që SPAK ka arritur rezultate të paimagjinueshme për të gjithë. Ka probleme, do të donim më shumë por është fakt që çfarë ka bërë SPAK jo vetëm nuk është bërë në 33 vite, por nuk është bërë fare. Kush nga ne do të imagjinonte para tre vitesh, që do të kishim dy zv.Kryeministra, njëri në arrati dhe tjetri mund t'i bashkohet, që krahu i djathtë i Ramës, numri dy i PS, sot është në burg për korrupsion? 

Gjykatat, kanë qenë dhe janë të kalbura. Niveli i korrupsionit në gjykata, është i paimagjinueshëm. Kështu ka qenë dhe kështu është. Drejtësia mund të themi që në SPAK ka arritur rezultate të paimagjinueshme dhe kjo nuk është gjë e vogël. Për herë të parë fillohen gjërat nga koka. Por kemi probleme të mëdha. Kemi probleme me Gjykatën Kushtetuese. Nuk bëhet drejtësia brenda ditës.

Pyeta Kryeprokurorin e Përgjitshëm për këto, se si prokuroria është në të njëjtën gjendje si më parë. Qytetarët shqiptarë nuk janë të barabartë para ligjit. Ngritja shembjen e një pjesë të ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve të një pjesë tjetër, se si vendoset kjo, sigurisht e dimë nëpërmjet korrupsionit, por Prokurori nuk ishte në gjendje të më thoshte.

Kjo ndodh rëndom, nuk ka drejtësi në këtë vend", tha ndër të tjera Shehaj.