AKTUALITET, 7 Nëntor 2024, 23:01

A rrezikohet Kosova nga Presidenca Trump? Blendi Kajsiu: Shanset janë për një pozicion jo të mirë të Kosovës

A rrezikohet Kosova nga Presidenca Trump? Blendi Kajsiu: Shanset janë

Çfarë do të thotë për Kosovën, rikthimi i Donald Trump në Presidencë?  Kjo ishte pyetja e shtruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Analisti Blendi Kajsiu thotë se gjasat janë që pozicioni i Kosovës të jetë jo i mirë, në marrëveshjen e madhe që do të bëhet me Rusinë për Ukrainën. 

"Dashuria e serbëve për Trump buron nga adhurimi që ka Trump për Rusinë dhe Putin. Mendoj se Trump nuk ka një qëndrim për Kosovën. Por rreziku është se si do të vendosët Kosova në marrëveshjen me Putinin. Marrëveshja e madhe është me Rusinë dhe do të jetë për Ukrainën. Kosova mund të jetë periferike në këtë marrëveshje. Por në rifillimin e marrëdhënies do të futet Kosova, bashkë me satelitët. Shanset janë të larta që nuk do të jetë një pozicion i mirë për Kosovën, sepse Trump dhe administrata aktuale duke qenë për izolimin e Amerikës, mund t’ja lërë këtë territor Rusisë. Pse do të harxhojë SHBA para për Ballkanin kur nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për ekonominë dhe politikën e SHBA? Është logjikë biznesi afatshkurtër. Këtë ka edhe me NATO-n. Këtu natyrisht fiton Serbia, ka më shumë fuqi se Shqipëria, mund të influencojë më shumë në Ballkan.

Zoti Trump është i djathtë, ka një ideologji të qartë. Është i djathtë konservator në artikulim. Por, pikëpamja për botën nuk na ndihmon ne si shqiptarë në kuptimin e teorisë së përplasjes së qytetërime. Kanë një pikëpamje ideologjike e botës, krishtërimi, dimensioni fetar është shumë i rëndësishëm te Trump. Kanë filozofi dhe ide të botës, krishtërimi kundër feve të tjera. Serbia është shumë më pranë se Kosova si pjesë e këtij qytetërimi të krishter. Në këtë përplasje qytetërimesh dalin më mirë serbët sesa shqiptarët", tha Kajsiu.