TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Alba Kepi tha se marrëveshja Rama-Meloni po synohet të mbahet në këmbë përmes një projektligji që pritet të kalojë në parlamentin italian pas pak ditësh.
Ajo tha se edhe tetë emigrantët që do të vijnë nesër në Shëngjin do të kthehen në Itali, dhe ky udhëtim është demonstrativ vetëm për të justifikuar ndërtimin e strukturave në Shëngjin dhe Gjadër.
“Vendimi i Gjykatës së Romës që urdhëroi këta 12 emigrantë të kthehen në Itali është pasuar me vendimin e Gjykatës së Bolonjës, asaj të Katanias dhe dy ditë më parë edhe Gjykata e Palermos e vuri në diskutim. Meloni për të zgjidhur këtë ngërç bëri një draft-ligj, që ende ndodhet në parlament dhe pritet të votohet më datë 12 nëntor. Ajo e ka egoizëm politik këtë sepse kërkon të shfaqet si inovatore për zgjidhjen e hallit të madh që kanë vendet e BE-së me emigracionin.
Emigrantët që u kthyen nga Shqipëria janë në Bari në qendrën e pritjes së përkohshme dhe janë në pritje të një vendimi për të marrë azil në një vend si Italia.
Meloni e ka egoizëm politik dhe në nivel evropian pasi kërkon që përmes marrëveshjes me Shqipërinë të shpallet mes vendeve të BE si një inovatore.
Anija “Libra” ka mundur të rikuperojë 1500 emigrantë, por vetëm 8 do të sillen në Shqipëri duke e çuar koston e udhëtimit të tyre, nga 20 mijë euro që ishte në fillim, tani nga 290 mijë euro drejt portit të Shëngjinit ka shkuar në 36 mijë euro. Anija Libra është e flotës ushtarake me personel 60-100 me një kosto shumë të lartë për ambicien.
Emigrantët janë sërish nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ka një kosto prej 1 miliard euro, janë trupa të Policisë së Shtetit Italian, policia e burgjeve që rrinë në hotele në Shëngjin.
Në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë nga ato 19 vende që konsiderohen se vijnë nga 19 vende të sigurta sipas Italisë. E gjitha është një propagandë demagogji për të treguar ne po i japim zgjidhje.
Kriteri vend i sigurt do të thotë që në Shqipëri vijnë ata emigrantë që i përkasin një liste që Italia i konsideron vende të sigurta. Ajo u jep 28 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që zhvendosen në një vend të tretë, që në këtë rast është Shqipëria.
Edhe kësaj here kemi një udhëtim demonstrativ, ndoshta për të justifikuar ndërtimin e strukturave"- tha Kepi.