TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fitorja e Donald Trump përballë Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA është pritur me eufori në Shqipëri nga e djathta shqiptare.
Nikola Kedhi, Drejtues Bordi i “Albanian Policy Center”, deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se PD është shumë entuziaste për këtë fitore të Trump, pasi, sipas tij, me këtë u mund pjesa e rrjetit të Sorosit, që i bëri dëm Shqipërisë.
“Sa i përket entuziazmit të së djathtës shqiptare, është normal se fitoi kandidati i një partie simotër dhe janë mjaft të ngjashëm në shumë aspekte dhe me botëkuptimin e te ngjashëm dhe në këtë kuptim janë legjitimë.
Sa i përket pjesës tjetër natyrisht që e djathta shqiptare do të entuziazmohet edhe për një fakt tjetër, sepse u mund pjesa e rrjetit të gjerë ndërkombëtar, ajo e rrjetit të Sorosit, që i ka bërë dëm Shqipërisë në këto dekada dhe Alex Soros bën mirë të marrë ca pushime edhe nga vizitat në Shtëpinë e Bardhë”- u shpreh Kedhi.