TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati bëri një parashkim të zymtë për Shqipërinë pas zgjedhjes së Trumpit si presidenti i 47-të i SHBA-ve. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se autokracia që ndërtoi administrata demokrate do të forcohet, ndërsa u shpreh se për Kosovën ka më shumë frikë.
“Kur opozita e Berishës kishte përballë Fatas Nanon dhe dilnin me parullat e 3 B-ve, Berisha, Berluskoni, Bush, përfundoi që Nano u bë aleat me Berluskonin dhe vajti takoi Bushin në Shtëpinë e Bardhë. Këto fantazma duhet të marrin fund.
Ne kaluam një 4-vjeçar që intaloi një regjim autokratik, me ndihmë amerikane. Çdo njeri përpiqet të mendojë që do të ndryshojë diçka atje. Administrata e kaluar që përdori si çifte reformën në drejtësi, kam frikë se me Trumpin do të përfundojë. Trump edhe si sovranist do të thotë që çdo vend të zgjidhë problemet e veta.
Autokracia që ndërtuan demokratët do të forcohet. Për të mos folur për Kosovën, për të cilën kam më shumë frikë”- tha Bushati.
Duke komentuar zgjedhjet në SHBA, Bushati tha se arsyet e humbjes së demokratëve, i gjen te shkëputja e tyre nga problemet e njerëzve.
"Arsyet e fitores. E kishte thënë Sanders, fakti që demokratt kanë harruar prej vitesh shtresat e paprivilegjuar, janë fokusuar te problemet e minorancave seksuale dhe migratore, ka krijuar një boshllëk të madh në elektoratin tradicional. E dyta, mediat, e kemi parë te CNN, na thoshin deri të martën në darkë që rezultati është aty aty. Mashtrim. Njerëzit dinë të reagojnë ndaj këtij mashtrimi.
Nuk mund të eleminohet një kundërshtar me mjete të pista të drejtësive të kapura. I njëjti Jack Smith që për hir të demokratëve hiqte Thacin në Kosovë, përndiqte edhe Trump. Nuk nxirret kundërshtari politik. Si këtu që po shkatrron opozitën e këtij vendi me drejtësi. 82 milionë amerikanë treguan se janë kundër këtyre makinacioneve të pista", tha Bushati.