TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë, mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes, pasi deputeti i PD, tha se, ish zëvendëskryeministri, mund të jetë personi i përmendur në "përgjimet e mafias italiane" që do të zhbllokonte 19 milionë euro.
“O pleh”, i tha Braçe-Salianjit, kurse ky i fundit e quajti “kone” dhe situata agrovoi deri tentativën për t'u përplasur fizikisht.
Fill pasi rifilloi seanca, Braçe tha se nuk ka patur asnjëherë lidhje me Rezart Taçin dhe aq më pak me mafian italiane.
“Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata, madje jo të dënuar, por komplotues në nder dhe dinjitetin e njerëzve. Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit, mban datën 18 tetor 2021, në atë kohë unë s’kam qenë zv.kryeministër, por në 9 shtator unë kam qenë vetëm deputet në këtë sallë.
Në këtë sallë unë e di që ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, unë do t’ua tregoj që ka njerëz që paguhen. O kam folur unë për privatëzimin, për transaksionet e Armos dhe të gjithë ngjarjet që kanë pasuar ato, nuk ka folur kush në këtë sallë. Jo vetëm kam folur por dhe kam kallëzuar në prokurori.
Unë dhe Rezart Taçi s’kemi këmbyer asgjë, as telefonata asgjë, unë kurrë nuk kam shkelur në televizionin e tij, por do e provoj dhe këtë, faleminderit për zyrën që më keni dhënë por është plot me dosje deri në tavan”, tha Braçe.