TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë përplasur sot në Kuvend. Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli reagimin e deputetit socialistit.
Nga foltorja e Kuvendit, Ervin Salianji i'u drejtua Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.
“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. Për ty e kam. A je ti zv.kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del… O kone mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta,” tha Salianji.
Në këtë moment Salianji i nervozuar shkon në drejtim të Braçes, ndërsa ndërhyri menjëherë garda dhe seanca u ndërpre.




