TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Historiani Pëllumb Xhufi komentoi çështjen ‘Beleri’ dhe tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për këtë rast.
Në lidhje me faktin nëse Fredi Beleri duhet të lejohet të betohet si kryebashkiak, Xhufi u shpreh se Beleri nuk e nderon Himarën, ndërsa shtoi se është i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë.
"Beleri, se nuk dua t’i them zoti Beleri, ka pasur implikime në ngjarje të pista dhe tragjike siç është masakra e Peshkëpisë, jo më të respektohet. Më lejoni të përsëris qëndrimin zyrtar. Kjo është një çështje e drejtësisë. Ai njeri nuk e nderon Himarën, se ka qenë qendra e kryengritjeve për gati 1 shekull. Kur them Himara kam parasysh gjithë Labërinë. Tani disa individë që paguhen nga Athina bën një politikë përçarëse dhe vetëmohuese, siç është rasti i Belerit që vetë deklarohet si grek.", tha ai.