AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 15:32

Maratona, nesër bllokohen disa rrugë, Policia Bashkiake: Makinat e parkuara keq, do të hiqen

Maratona, nesër bllokohen disa rrugë, Policia Bashkiake: Makinat e

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën në Tiranë. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Tiranë do të këtë kufizime në trafik për shkak të bllokimeve të disa rrugëve. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka përgatitur një plan qe rregullon lëvizjen e  këmbësorëve,  por edhe qarkullimin e makinave.

Shefi i qarkullimit të policisë bashkiake, Gentjan Vocaj, tha se do te angazhohen 500 efektivë të policisë bashkiake, ndërsa në ndihmë të tyre do të jetë edhe policia e shtetit. Vocaj tregoi edhe disa nga rrugët kryesore që do të bllokohen të dielën.

Këmbësorët do të mund të lëvizin lirisht në trotuar, ndërsa për të kaluar rrugët do të ketë pjesë të posaçme të paracaktuara. Shefi i qarkullimit të policisë bashkiake, Gentjan Vocaj beri një paralajmërim për të gjithë shoferët që parkojnë gabim brenda perimetrit të zonës së paracaktuar për maratonën. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake u kërkojnë të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën dhe masat për mbarëvajtjen e kësaj maratone.