AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 12:50

Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit dhe mikut të tij që tentuan të vrisnin të miturin: Më ngacmoi të dashurën

Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit dhe mikut të tij që tentuan

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli dy miqtë, A. H., dhe Xh. Ç., të cilët akuzohen se tentuan të vrisnin një 16-vjeçar në Kamëz. 

Sipas dy të rinjve, 18-vjeçari A. H., qëlloi me kallashnikov ndaj të miturit pasi ai i kishte ngacmuar të dashurën e Xh. Ç.

A. H., plagosi me plumb në këmbë adoleshentin, ndërsa 19-vjeçari ka pasur rolin e ndihmësit për t’u arratisur nga vendngjarja.

Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por uniformat blu ende nuk e kanë gjetur.

Plagosja e të miturit ndodhi të mërkurën (18 tetor) në Kamëz.