TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit “Rrugëtimi”, ku u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro.
Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa ka shtuar se hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.
"Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj.", shkruan Balla.