AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 14:58

Vodhi një motomjet muaj më parë në Shkodër, shpallet në kërkim i riu

Vodhi një motomjet muaj më parë në Shkodër, shpallet

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një i ri në Shkodër, i cili akuzohet se vodhi një motomjet pak muaj më parë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. G., 28 vjeç.

"Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 04.06.2023, ka vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.