AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 10:22

'9 nëntori'/ Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në Mat ‘sfidon’ partinë! Suzana Pasha Hoti regjistron në KZAZ Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur

'9 nëntori'/ Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka regjistruar dje në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si kandidate e pavarur.

Ajo është shprehur e pakënaqur me kandidatin zyrtar të PS-së, Altin Bojni.

Burimet bëjnë të ditur per gazetaren Esiona Konomi se përfaqësues të PS-së në këtë KZAZ kanë tentuar të pengojnë regjistrimin e saj, por falë shumicës së anëtarëve të opozitës në këtë KZAZ, votat e PD-së mundësuan regjistrimin e Komitetit Nismëtar të kryetares së Forumit të Gruas Socialiste.