AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 14:15

Edi Rama do të niset sot drejt SHBA-së, të martën do të takohet me Blinken

Edi Rama do të niset sot drejt SHBA-së, të martën do të

Kryeministri Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën katër ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.

Rama do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.