AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 10:26

“Nisma jonë largon bashkëpunëtorët e Sigurimit nga detyra”- Sali Berisha: Po pengohet prej gjashtë muajsh ligji i lustracionit

“Nisma jonë largon bashkëpunëtorët e Sigurimit nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar maxhorancës se po vijon të dhunojë të drejtat e opozitës në Parlament.

Sipas tij, opozita ka depozituar prej 6 muajsh ligjin për lustracionin, ndërkohë që kjo nismë bllokohet pa arsye ligjore.

“Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës në parlament, dhe nismat tona të cilat në çdo parlament të botës detyrimisht, do të ndiqnin rregullat parlamentare bllokohen pa asnjë arsye ligjore, por kryekëput politike për të mohuar të drejtat më elementare të deputetit dhe opozitës në parlament.

Siç e dini janë një seri nismash të grupit tonë parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtaret e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, në mënyrën më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vzhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit.

Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese nëvitin 1996 e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues.

Por ligjet e mëvonshme këtë ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-nashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme”, tha Berisha.

AGJENDA KUVENDIT

Berisha ka folur dhe për temat  e nxehta në Kuvendit teksa u shpreh se pjesë e raporteve vjetore të Prokurorisë duhet të ishin emrat e zyrtarëve të Qeverisë Rama.  Ai tha se fokusi debatit të opozitës do të jetë tek dështimi i reformës në drejtësie.

“Raportet që paraqiten sot duhet të kenë personazhe kryesore, Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, këdo që del para e ka emrin në ato raporte dhe është i pacituar. Të bindur se në fjalimet tona do të kishin aktakuzën publike për ta dhe për prokurorët e partisë që nuk thonë një fjalë për ta, kanë gjetur një mënyrë për të privuar parlamentin nga diskutimi.

Diskutimin tonë duhet ta fokusojnë te dështimi i kësaj reforme, mos dënimi i Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, e me rrallë. Të pandehurit janë në sallë, janë të gjithë dhe ne duhet të bëjmë para shqiptarëve radiografinë dhe të tregojmë sa i dëmshëm është inaktiviteti i prokurorisë së partisë dhe organeve të partisë për Shqipërinë, për herë të parë u krijuar prokuroria e familjes, kur 4 anëtarët shesin dhe blejnë dosje në këtë çere të partisë.

Këto raporte janë akt më i papërgjegjshëm, pasi dalin gjitha krimet, vjedhjet, të ministrave, kryeministrit dhe me radhë. Sot është dita e opozitës në Parlament”, tha Berisha.