AKTUALITET, 3 Korrik 2023, 10:54

“E shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare”- Ermonela Felaj i ndërpret fjalën, Berisha: Vetëm ti nuk duhet të flasësh, turp

“E shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj teksa po mbante fjalën në foltore.

Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se “keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, ordinere, afera korruptive”, por është ndëprerë nga zv.kryetarja e Parlamentit.

Berisha iu drejtua duke i thënë se “vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp”.

Berisha: Keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj, sikur të ishit banorë të 3134 apo të Peqinit dhe jo parlamentar, dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, ordinere, afera korruptive, dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale.

Felaj: Ju iu është dhënë fjala për procedurë

Berisha: Vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp

Berisha: Kaq kisha për të thënë

Felaj: Ashtuuu…Mos mashtro kur nuk fjalën për procedurë.