TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i pazakontë është regjistruar gjatë natës, pak metra larg gardhit të aeroportit të Rinasit.
Dyshohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka kapur telat e linjës së energjisë elektrike, duke këputur kështu tre shtylla dhe duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që përshkojnë këtë rrugë.
Autori, i cili dyshohet qe te jete punëtor i ndonjë firme private që operon në zone ose tek firmat që po kryejnë punime në aeroport, është larguar nga vendngjarja duke lënë pas 3 shtylla te këputura dhe kabllot elektrike neper tokë.
Policia ndodhet në vendngjarje duke këqyrur për kamera sigurie të bizneseve përreth në mënyrë që të zbardhë ngjarjen.
Fatmirësisht nuk ka persona te lënduar, por shumë biznese përreth janë pa energji elektrike.