TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas miratimit në Parlament të Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit.
Nisur nga akuzat e shumta që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ( AADF) nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.
Yuri Kim kujton se AADF është krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e USAID për të mbështetur dhe për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri.
“Që atëherë, AADF ka akorduar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr mbi 300 milionë dollarë nga investitorë të tjerë.”
FACT: It’s never been about profit or exploitation. @The_AADF was created in 2009 w/ @USAID support to develop sustainable private sector & democracy in ????????. Since then, AADF has committed $100M+ in 70+ projects in ????????, creating 6,000+ jobs & attracting $300M+ from other investors. https://t.co/pZ6ys8niOH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 22, 2022