LIFESTYLE, 27 Maj 2018, 10:09

Albëria e thotë troç: Më ngacmojnë biznesmenët shqiptarë

Albëria e thotë troç: Më ngacmojnë biznesmenët

Megjithëse tashmë është bërë gjyshe, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj e ka ruajtur freskinë dhe bukurinë e saj, duke rënë gjithmonë  në sytë njerëzve dhe duke u komentuar shpesh për pamjen e saj. E ftuar  këtë  mbrëmje  në ‘Xing me Ermalin’, Albëria  pranoi  publikisht se disa  biznesme  në shqiptarë i ishin vardisur.

“Kot me të thënë ty jo. Është krejt normale. Dikush thotë ‘hajt, po i them njëherë, kushedi del diku, mos bën xing’.  Por nuk bën xing, e sigurt.”- rrëfen këngëtarja.

Gjithashtu, e pyetur nëse e ngacmojnë shokët e vajzës, Albëria i ka shkrirë të gjithë me përgjigjen e saj:

“Nuk më kanë rastisur, por ndodh që shkruajnë shumë të rinj. Ndonjëherë them ‘Po ça t’bëj halla ty’.”- thotë ajo duke qeshur.