AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 18:35

U shpall në kërkim, reagon numri dy i PS në Durrës: Jam me pushime dhe…

U shpall në kërkim, reagon numri dy i PS në Durrës: Jam me

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, ka reaguar disa orë pasi u njoftua se është shpallur në kërkim, për arsye se akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka pajisur me leje legalizimi dy shtetas përmes falsifikimit të dokumenteve.

Isaku, i kontaktuar nga televizioni ‘Fax News’ është shprehur se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij.

Funksionari i PS-së mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Isaku është shpallur në kërkim për veprat ‘Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, ‘Shpërdorimi të detyrës ‘ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.