TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U përfol ditë më parë në media se spektakli i humorit “Apartamenti 2XL” do të zhvendoset nga Vizion Plus për në Klan Plus. Mirëpo deri më tani nuk ishte asnjë reagim nga stafi. Është aktori Jul Deda, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook jep lajmin e largimit përfudnimtar nga Vizion Plus.
Ndër të tjera në status, Deda shkruan, “Bashkë me stafin po nisim nje rrugëtim të ri në një tjetër TV. Për mua është njeë rikthim dhe sigurisht përgjegjesia për të bërë diçka te mire dhe te suksesshme eshte e madhe. Me ndihmen dhe perkrahjen e publikut jam i bindur se do ja dalim te veme nje tulle te re ne karrieren tone dhe sigurisht ne pervojen televizive shqiptare. SHFAQJA VAZHDON. NA SHKOFTE MBARE..!”.
Megjithatë aktori i humorit nuk tregon televizionin ku do të shfaqen, ndonëse është spekuluar se bëhet fjalë për Klan Plus.