AKTUALITET, 13 Qershor 2018, 20:24

Sergio Ramos, mesazh drithërues Spanjës

Deklaratat e para që filtrojnë nga qendra e grumbullimit të Spanjës në Krasnodar, ku Furitë e Kuqe po stërviten nuk mund të mos vinin nga kapiteni i iberikëve. Sergio Ramos kërkon ti japë një shkundje ambjentit dhe të karikojë skuadrën në prag të ndoshta ndeshjes më të rëndësishme për Spanjën në fazën e grupeve, atë kundër Portugalisë: “Jemi Kombëtarja, përfaqësojmë një simbol, ngjyrat, një pasion, një vend. Përgjegjësia jonë është impenjimi në cdo ndeshje. Jam me ju e për ju. Dje, sot e nesër, së bashku: #VamosEspaña”.
Sergio Ramos @SergioRamos

Somos la Selección, representamos un escudo, unos colores, una aficion, un país. La responsabilidad y el compromiso son con vosotros y por vosotros. Ayer, hoy y mañana, juntos: