TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut.
Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd, ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..
Protesta e tyre zgjati për rreth një orë, dhe siç ishte e pritshme, në akset kryesore u krijuan radhë kilometrike.
Për shkak të kaosit që mbizotëroi, shumë qytetarë u detyruan të kthehen mbrapsht në shtëpitë e tyre, në pamundësi për të shkuar në vendet e punës.
Çmimi i naftës në Serbi është 1.3 euro për litër, me pagën mesatare prej 450 euro.
Nga ana e saj, qeveria ia atribuon rritjen e çmimit kontekstit ndërkombëtar, edhe pse 50% e çmimit përfundimtar është për shkak të rritjes së tatimeve.