AKTUALITET, 13 Qershor 2018, 20:27

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Zbathur vetëm një ditë nga Botërori: ky është problemi sureal që kanë disa futbollistë të Kombëtares së Iranit, për shkak embargos amerikane të vendosur nga presidenti Donald Trump e që e ka penguar Nike, kompaninë amerikane sportive, të furnizojë lojtarët e Iranit me këpucët e lojës.

E kështu, si raporton BBC, disa nga futbollistët e teknikut Carlos Queiroz janë detyruar të blejnë këpucët e lojës në një dyqan të artikujve sportivë në zonën ku janë grumbulluar.

“Sanksionët e vendosur nga qeveria amerikane e detyrojnë Nike, duke qenë kompani amerikane, të mos e furnizojë në këtë moment me këpucë loje Kombëtaren e Iranit” është shkruar në një komunikatë të kompanisë në Portland.

“Një vendim i padrejtë dhe i dhimbshëm” e ka komentuar trajneri portugezi i Iranit, Queiroz.

Për sa i përket veshjeve dhe pajisjeve të tjera, nuk ka asnjë problem, duke qenë se furnizimi vjen nga kompania gjermane Adidas.