AKTUALITET, 13 Qershor 2018, 20:32

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Nuk e kishte menduar këtë Cristiano Ronaldo, por tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për poblemin. Telstar 18, topi i dizenjuar për Botërorin 2018 është projektuar për të pakësuar dishezën dhe ndryshimin e drejtimit të topit në ajër: tani goditjet e dënimit të CR7 nuk janë më aq të frikshme…

Një kundërshtar më shumë për portugezin dhe është topi zyrtar i krijuar nga Adidas për Rusi 2018. Sipas “the Sun” topi ka pësuar ndryshime dhe është projektuar shkencerisht për të neutralizuar goditjet e dënimit me efekt (si ato të Ronaldos) duke favorizuar kështu portierët, shumë shpesh viktima të trajektoreve të vështira për tu llogaritur.