TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori britanik e quan Johnsonin një lodër prej gome. Postim i cili është pëlqyer rreth 235 mijë herë.
“Ti nuk do t’u mohosh të ardhmen fëmijëve të mi. Ti nuk do mund të shkatërrosh liritë për të cilat gjyshi im luftoi dy luftëra. Fuck off kukull gome, fuck off. Britania do t’iu kthehet kundër juve dhe bandës suaj masturbatore”- shkroi ai, ku krahas këtij shkrimi ka publikuar dhe një video ku Johnson shpjegon planet e tij.
Një situatë e ashpër është krijuar pasi Mbretëresha e Britanisë miratoi urdhërin e Johnsonit për mbylljen e Parlamentit, në mënyrë që parlamenti të “progresohej” nga java e dytë në shtator deri më 14 tetor, vetëm 17 ditë para datës së caktuar të Brexit.
Kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje kanë akuzuar Boris Johnson për një “grusht shteti” kundër parlamentit, ndërsa kryetari i Commons, John Bercow, denoncoi pezullimin e seancave si një “zemërim kushtetues”. Ish-kancelari Philip Hammond e përshkroi atë si “thellësisht jodemokratik”.
Ndërsa një grup protestuesish që prej ditësh së djeshme, kanë dalë në rrugët e qytetit duke kundërshtuar grushtin e shtetit. Gjithashtu është hapur dhe një peticion, ku deri më tani kanë nënshkruar mbi një milion njerëz.