TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shofer nga Dublini i Irlandës u dënua me 18 muaj burg, pasi mbante në makinë shqiptarë, të cilët dyshohet se do i kontrabandonte drejt Britanisë së Madhe.
Shoferi u shpreh se thjesht kishte pasagjerë në makinë, mirëpo policia nuk e besoi versionin e tij. Pasi vërejtën se shqiptarët nuk kishin dokumentacion të rregullt, forcat policore arrestuan shoferin, shkruajnë mediat britanike.
Darren Murray, 44 vjeç, pranoi akuzën e kontrabandimit të emigrantëve përmes portit të Holyhead. Incidenti ndodhi në 2 korrik, ku Murray u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në port.
Murrey deklaroi përpara oficerëve se kishte shkua në port për të takuar motrën, mirëpo edhe ky version u hodh poshtë nga gjykata. “Një prej shqiptarëve, i cili nuk kishte asnjë të drejtë ligjore të hynte në Britani, u tha oficerëve se ai kishte paguar 8,000 sterlina për t’u marrë në Britani nga Irlanda,” tha prokurori.
Pasi akuza për kontrabandim të shqiptarëve u vërtetua, përfundimisht shoferi britanik u arrestua deh u dënua 18 muaj burgim.