TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dhënë dorëheqjen nga detyra edhe drejtori i Hetimit Tatimor në Shkodër, Agim Shimaj.
Shimaj kishte vetëm dy muaj në krye të Hetimit Tatimor në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Inspektoratit të Punës.
Më parë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra gjashtë drejtorë rajonalë të Shkodrës. Rama ka paralajmëruar se ata do të zëvendësohen nga figura me integritet profesional. Kryeministri u shpreh se përparësi për këto poste do të kenë gratë dhe vajzat.
Sot kanë paraqitur sot dorëheqjen drejtorët: Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër, Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër), Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder, Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.