TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liga e Kampioneve do të mësojë sot ndarjen në grupe të skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne, ku parashikohen shkëndija dhe përballje shumë entuziazmuese në këtë fazë pasi ka ekipe të shpërndara në të katër vazot. Për shembull prania e Interit e Lionit në vazon e tretë, apo Lajpcig e Gallatasarajt në të katërtën, bën që të ekzistojë mundësia që të ketë edhe “grup vdekje” në këtë turne.
Por përtej shortit, sot UEFA organizon edhe ceremoninë për ndarjen e çmimeve për individët më të mrië të këtij sezoni. Sigurisht, të gjithë e kanë mendjen te çmimi për lojtarin më të mirë, ku Van Dajk rivalizon me mesin dhe Ronaldon. Megjithatë, janë edhe fituesit individualë për reparte të ndryshme, si dhe fituesja e trofeut të futbollistes më të mirë.
Vazo 1: Liverpul, Çelsi, Barcelona, Mançester Siti, Juventus, Bajern Mynih, PSG, Zenit
Vazo 2: Real Madrid, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donjetsk, Totenhem, Ajaks, Benfika
Vazo 3: Olimpik Lion, Bajer Leverkusen, RB Salcburg, Olimpiakos, Klub Bryzh, Valencia, Inter, Dinamo Zagreb
Vazo 4: Lokomotiv Moskë, Genk, Gallatasaraj, RB Lajpcig, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Atalanta, Lilë