AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 17:01

Pesë ditë e humbur në Angli, arrestohet 42-vjeçari për zhdukjen e adoleshentes amerikane

Pesë ditë e humbur në Angli, arrestohet 42-vjeçari

Vajza 16-vjeçare amerikane ishte zhdukur prej pesë ditësh pasi kishte bërë një fluturim drejt Mbretërisë së Bashkuar.

16-vjeçarja amerikane ishte nisur nga Nju Jorku të shtunën në aeroportin John F Kennedy drejt Anglisë, dhe më pas ajo u zhduk papritmas.

Humbja e vajzës amerikane vuri në lëvizje të gjithë policinë britanike, ndërsa të mërkurën u arrit të gjendej në Nottingham, një qytet 130 milje larg nga Londra.

Policia tha që ajo ishte e sigurt dhe nuk kishte dëme shëndetësore. Ndërkohë si shkak i humbjes së 16 vjeçares në Britani është arrestuar një burrë 42-vjeçar.

Ndërsa autoritet përkatëse thanë se familja e vajzës është informuar se ajo është gjetur.