AKTUALITET, 18 Korrik 2020, 15:47

Rrëfimi prekës i motrës së 21-vjeçares: Mund të jetë infektuar në spital

Rrëfimi prekës i motrës së 21-vjeçares: Mund të

Viktima më e re në moshë nga koronavirusi në vendin tonë u tha zyrtarisht se ishte vajza 21-vjeçare, që vuante edhe nga sindromi metabolik. Pas lajmit të rëndë, që i tronditi të gjithë, vjen reagimi i motrës së saj, e cila sqaron se motra e saj nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, dhe se atë mund ta ketë marrë në kohën që u shtrua në spital.

Në një rrëfim të bërë për JOQ, motra e Amantia Çarçiut thotë se ajo vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ankohej se kishte probleme me frymëmarrjen, mpirje të buzëve, krahut dhe gishtave. Edhe pas vizitave mjekësore, këshilla e parë që ajo kishte marrë kishte qenë pikërisht rënia e menjëhershme nga pesha. Sipas saj, ajo kishte pasur probleme me bajamet për katër ditë me radhë dhe temperatura i ishte rritur në mënyrë të ndjeshme.

Më pas, më datë 7 korrik ata kishin lajmëruar ambulancën, ndërkohë që ajo ishte e vetëdijshme dhe kishte zbritur vetë nga shkallët e shtëpisë për të hypur në të. Pas analizave, familja nuk kishte marrë një përgjigje se çfarë kishte Amantia, por ajo çka dihet është se kujdesi mjekësor nuk ka munguar. Ajo ka ndenjur për pak kohë në intubim, jo më shumë se 24 orë.

Rrëfimi i motrës

Pershendetje. Jam motra e Amantia Çarçiut, dua t'ju them te gjithe botes qe motra ime nuk iku nga virusi. Amantia ankohej prej kohesh per frymemarrjen e renduar, mpirje buze, mpirje te mollzave te gishtave, mpirje krahu. E kemi vizituar dhe i kane thene per renie imediate ne peshe dhe ne po organizonim vizitat e radhes per problemin e Amantias.

Motra ime 4 dite ka qene me bajame te qelbezuara, por jo me temperature te theksuar. Eshte kuruar ne shtepi per keto. Ne daten 7 korrik ne darke motra ime u ankua prej frymemarrjes dhe mpirjes se buzes, gjithashtu dhe iu rrit temperatura menjehere. Lajmerova ambulancen qe erdhen e moren pas gati 1 ore se nuk kishin veshjen e pershtatshme per te na ardhur ne shtepi.

Motra ime ka zbritur vete me kembet e saj per tek ambulanca. Ishte koshiente, por ndiente mpirje. Amantias iu be tamponi, skaneri e plot analiza te tjera dhe ne familjareve nuk na u tha kurre asnje rezultat Na thoshin vetem qe eshte heret per te folur se Amantia ka probleme te tjera.

Kemi folur me motren gjate gjithe kohes. Me bejne shume analiza, na thoshte. Dime qe jane kujdesur shuuuume per Amantian se mernim informacion dhe gjithashtu na thoshte dhe vete. Amantia nuk ka ndenjur ne intubim gjate,as 24 ore jo. Theksoj qe ne familjareve nuk na eshte ber tamponi, e theksoj nuk na eshte ber tamponi. Asnje nuk ka asnje simptome.

Amantia e ka marre virusin ne spital. Amantia eshte ndare nga jeta ne date 14 korrik, jo ne 15. Ne familjareve na eshte dhene lajmi ne date 15 ne mengjes. Ne skeden e vdekjes shkruhet data 14. Motres time mbase i erdhi caktimi i Zotit e iu mblodhen te gjitha, por nuk iku me korona ne spital, jam e sigurt per kete. Nuk kemi asnje simptome. As shoqeria jone, as te afermit. MOTRES TIME NUK I MUNGOI KUJDESI NE SPITAL SEPSE E DIME. U moren seriozisht me Amantian, por ishte fati i tille. Une kam pengje te tjera qe do t'i ndjek deri ne fund. Kam shume boshlleqe per te plotesuar per kete situate. AMANTIA ISHTE E PASTER SI KRISTALI. U detyrova te shkruaj t'i qetesoj sadopak shpirtin motres.