AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 18:50

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin (detaje)

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje

Një aksident është shënuar sot në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende të paidentifikuar.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” dhe se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

“Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia.