AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 17:47

Homazh viktimave të urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar

Homazh viktimave të urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar

Katër muaj nga shembja e urës Morandi , miq dhe të afërm kanë kujtuar viktimat e katastrofës së 14 gushtit.

Përveç 43 trëndafilave të bardhë të hedhura në ujë për të kujtuar viktimat e urës Morandi, sot katër muaj pas katastrofës, u ngrit edhe një flamur i Shqipërisë.

Mëohet se flamuri u ngrit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e dy prej viktimave, Edi Bokrina dhe Marius Djerri, dy shqiptarët që vdiqën gjatë udhëtimit për në në punë.

“Marius nuk duhet të ishte në atë urë. Ai kishte lënë portofolin e tij në shtëpi, dhe u kthye por e gjeti veten atje në kohë të gabuar, nuk ka ditë që nuk na mungon dhe ne nuk ne nuk mendojmë se ishte një padrejtësi e madhe për të vdekur ashtu”,u shpreh Gazmend, një nga miqtë e tij më të dashur.