TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar dhe një serb, të cilët ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë arrestuar dje në Itali dhe tashmë do të vuajnë dënimet për veprat e kryera.
Lajmi raportohet nga mediat lokale teksa japin detaje për identitetin e shqiptarit e serbit të arrestuar si dhe për dënimin që do të vuajnë, i parashikuar nga drejtësia italiane.
Bashkë me shqiptarin është vënë në pranga edhe serbi i njohur si Zoran Gavriloviç, 45-vjeç, ku ndaj tij kishte një urdhër-arresti dhe për këtë do të vuajë një dënim me 1 vit burg si dhe një gjobë prej 500 euro.
Të arrestuarit mbaheshin në hetim në pjesën perëndimore të Vicencës dhe tashmë do të vuajnë dënimet përkatëse sipas dispozitave ligjore të shtetit italian.