AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 16:32

Studentët kërkojnë mbledhjen e Parlamentit ditën e nesërme, Taulant Balla i përgjigjet: Ejani në dialog

Studentët kërkojnë mbledhjen e Parlamentit ditën e

Studentët i kanë kërkuar kryeministrit në ditën e 10-të të protestës që të mbledhë një seancë të jashtëzakonshme në parlament ditën e nesërme. Përmes kësaj, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre të panegociueshme.

Taulant Balla i është përgjigjur studentëve duke i kërkuar që të bëjnë paktin për Universitetin së bashku me kryeministrin në mënyrë që të miratohen të 8 pikat.

“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.”