AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 16:57

Protesta në Devoll dhe Shkodër, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Qindra qytetarë të Devollit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar aksin kryesor qe lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.

Në protestë marrin pjesë qytetare, biznese të vogla dhe fermerë të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës, të energjisë elektrike si dhe ndihmë për fermerët e njohur të kësaj zone.

Qytetaret e Devollit shprehen  të vendosur në protestën e tyre, ndërsa me ta janë solidarizuar edhe shoferët e makinave.

Protesta po zhvillohen edhe në Shkodër, ku pavarësisht motit me reshje shiu, qytetaret kane vendosur të protestojnë për te katërtën dite me radhe kundër kushteve te vështira ekonomike, rritjes se çmimit te naftës dhe rritjes së taksave.

Moti me shi nuk i ka penguar protestuesit që të bllokojnë serish hyrjen e qytetit të Shkodrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)