AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 17:01

Prishi katër objekte, dënohet me burg drejtori i IKMT, Fatmir Metaj

Prishi katër objekte, dënohet me burg drejtori i IKMT, Fatmir Metaj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg inspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj.

Gjithashtu Fatmir Metaj është dënuar me 3 vite pezullim detyre pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Sipas Prokurorisë Tiranës, Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.

Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit.