TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme (22 shtator) në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Mësohet se një 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.