AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 17:41

Aksident në Fushë-Krujë, krijohet trafik pas bllokimit të autostradës

Aksident në Fushë-Krujë, krijohet trafik pas bllokimit të

Një makinë dhe një kamion janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në Derven të Fushë-Krujës.

Prej këtij aksidenti është bllokuar dhe autostrada. Mjaft makina kanë mbetur të bllokuara në trafik për shkak të këtij aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka patur persona të lënduar. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.