AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 15:58

Aksident në Fier, plagosen dy persona, bllokohet rruga

Aksident në Fier, plagosen dy persona, bllokohet rruga

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Seman.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë dy persona që udhëtonin në këto mjete janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti dhe makinat e përplasura kanë sjellë trafik në këtë aks rrugor.