AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 15:49

Aksident në Elbasan, tre automjete përplasen mes tyre, nisin hetimet

Aksident në Elbasan, tre automjete përplasen mes tyre, nisin hetimet

Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në Xibrakë.

Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë reshjet e dendura, por dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.