AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 13:25

“Shqipëria po vdes”, reagon Adi Krasta: Po bërtasim, shkak janë gënjeshtrat

“Shqipëria po vdes”, reagon Adi Krasta: Po bërtasim, shkak


Moderatori i njohur Adi Krasta ka reaguar për situatën në vend.

Në një postim në Twitter ai citon shprehjen e gazetarit legjendar Bill Moyers: “Shoqëria dhe demokracia mund të vdesë nga gënjeshtrat e shumta dhe ne po afrohemi me atë moment”.

Duke postuar këtë shprehje Krasta ka theksuar: “Ne po e themi këtë duke bërtitur dhe duket se shumë pak njerëz publikë do të jepnin një përgjigje para se të jetë

vonë. Shqipëria po vdes për shkak të gënjeshtarëve dhe diletantëve të fuqishëm”.