AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 13:03

Basha nga spitali: U dhunuan rëndë banorët e Astirit, Rama dhe Veliaj po zbatojnë planin korruptiv

Basha nga spitali: U dhunuan rëndë banorët e Astirit, Rama dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka vizituar banorët e Astirit, të plagosur gjatë aksionin të IKMT,  në Spitalin Ushtarak.

Basha u shpreh se projekti i Unazës është një projekt korruptiv i Ramës dhe Veliajt dhe se PD do të kompensojë banorët kur të vijë në pushtet.

Më tej kreu demokrat foli edhe për gjendjen e të lënduarve.

"Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrën më të rëndë. Kam parë disa të moshuar që janë dhunuar me shkopinj dhe grushte. Gra të alivanosura ë gazi genocidi i gazit lotsjellës. Të traumatizuar. Një pjesë janë shtruar dhe disa nuk janë shtruar.

Janë lënduar edhe 5 efektivë të policë që janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë.Ky është një bilanc i në goditjeje të planifikuar ë Edi Rama ndaj qytetareve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky skenar ka një qëllim të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen e madhe që Rama dhe Velaij kanë planifikuar tek i ashtuquajturi i unazës së re’, tha Basha.

/TPZ.al/