AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 14:30

Takimi me homologët në Samitin e Parisit për Paqen, dhurata e veçantë e Metës

Takimi me homologët në Samitin e Parisit për Paqen, dhurata e


Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i pranishëm sot në Forumin e Parisit për Paqen, ku ka zhvilluar biseda me homologë të tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se bashkëbisedimi me ta është fokusuar tek sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.

Ndërkohë në shenjë simbolike Meta i dhuroi Samitit portretin e Shenjtores Nënë Tereza.

“Forumi i Parisit për Paqen, një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota, ku pata mundësinë për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.

Kënaqësi t’i dhuroja Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë”, shkruan Meta.