AKTUALITET, 10 Mars 2019, 19:16

Aksident me vdekje në Maqellarë-Peshkopi, humb jetën 34-vjeçari

Aksident me vdekje në Maqellarë-Peshkopi, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi. Burime për ‘BalkanWeb’, shprehen se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.