AKTUALITET, 10 Mars 2019, 16:36

Skocezët tregojnë problemin Grezdës: Sulmues i zhdërvjellët, por duhet të mësohet

Skocezët tregojnë problemin Grezdës: Sulmues i

Eros Grezda arriti që në merkaton e verës të hidhte një hap të madh në karrierë duke firmosur me gjigandët e Rejnxhërsit në kampionatin skocez. Deri më tani, i privuar edhe nga dëmtimet e shumta, Grezda nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij reale pavarësisht se ka arritur të shënojë dy gola.

Mediat skoceze e kanë vënë në dukje faktin se Grezda u vuan dëmtimet dhe janë të bindur se nëse mësohet si të menaxhojë situatat, do të ishte i rëndësishëm pasi cilësinë dhe kualitetin i ka. Ata shtojnë se Grezda është një sulmues i zhdërvjellët që mund të bëjë mjaft mirë.

“Barisiç është një mbrojtës i përkryer kroat, ndërsa Nikola Katiç luan si mesfushor qendre me 21-vjeçarët e Kroacisë. Grezda është një sulmues i zhdërvjellët me aftësi të shumta që luan për Kombëtaren e Shqipërisë. Të tre këta futbollistë janë blerë për shuma të justifikueshme por duhet të tregojnë se e meritojnë një vend në formacion. Eros Grezda duhet të mësohet si të luajë në Skoci dhe të ndërhyjë pa u dëmtuar në çdo ndeshje të kampionatit”, shkruajnë skocezët.